Flash News

Bota

Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19

Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës kundër
Kamala Harris gjatë marrjes së vaksinës

Nënpresidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj Doug Emhoff morën dozat e para të vaksinës ndaj Covid-19.

Harris ngriti mëngën e majtë të bluzës së saj në një qendër të kujdesit shëndetësor në Uashington dhe i tha një infermiereje: "Në rregull, le ta bëjmë".

“Kjo ishte e lehtë! Faleminderit. Thjesht mezi e ndjeva. Mezi e ndjeva”, tha Harris pasi mori të vaksinën.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të lartë zgjodhën ta merrnin në transmetim live në televizion dozën e parë të vaksinës.

Të fundit