Flash News

Bota

Kancelari austriak: BE duhet të shtojë sanksionet ndaj Turqisë dhe të pezullojë negociatat

Kancelari austriak: BE duhet të shtojë sanksionet ndaj Turqisë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe presidenti turk Erdogan

Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas takimit me liderët e Bashkimit Evropian, tha se BE duhet të veprojë më fort kundër Turqisë.

Përmes një postimi në Tëitter, kancelari austriak thotë se shteti turk ka shkelur ligjet ndërkombëtare.

“Ne gjithashtu duhet të veprojmë me vendosmëri kundër shkeljes së ligjit ndërkombëtar nga Turqia. Prandaj, kërkoj një përgjigje të përbashkët dhe vendimtare të BE-së me lista shtesë të sanksioneve. Ne gjithashtu mbështesim idenë e një embargo armësh ndaj Turqisë”, u shpreh Kurz.

Kurz kërkoi që BE-ja të pezullojë negociatat e pranimit me Turqinë, duke theksuar se Ankaraja është larguar gjithnjë e më larg nga vlerat evropiane.

Të fundit