Flash News

Bota

Kancelari gjerman i prerë: Në tryezë apo telefon, duhet folur me Putinin për fundin e luftës

Kancelari gjerman i prerë: Në tryezë apo telefon, duhet folur me

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur për bisedimet me presidentin rus, Putin për t’i dhënë luftës në Ukrainë.

"Qëllimi ynë është që Rusia t'i japë fund luftës agresore dhe që Ukraina të mbrojë integritetin e saj", është shprehur kancelari gjerman për gazetën "Süddeutschen Zeitung".

Për këtë "do të jetë e nevojshme të flasim", tha Scholz, ndërsa shtoi "Nëse kjo do të bëhet përmes telefonit, videokonferencës apo në një tavolinë të gjatë duhet ta shohim."

Në fillim të dhjetorit, kancelari gjerman zhvilloi një bisedë telefonike me Putin. Në bisedën që zgjati rreth një orë, kancelari gjerman kërkoi sa më shpejt një zgjidhje diplomatike, sipas zëdhënësit të qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Të fundit