Flash News

Bota

Karantina rrezikon anullimin e tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani

Karantina rrezikon anullimin e tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani

Rikthimi i karantinës në Gjermani rrezikon të anullojë hapjen e tregjeve të Krishlindjeve.

Çdo vit në Gjermani, tregjet e Krishlindjeve hapen në mes të nëntorit deri në fund të dhjetorit.

Përafërsisht 160 milion vizitorë në tregje të tilla gjenerojnë çdo vit të ardhura prej afër 3 miliardë eurosh. Kjo do të thotë se shumë ekonomi lokale do të dëmtohen nga masat e marra nga qeveria gjermane.

Sipas Presidentit të Shoqatës së Tregtarëve në Gjermani, Albert Ritter organizimi këtyre tregjeve është pjesë e kulturës vendase dhe anullimi i tyre do të ndikonte në psikologjinë e qytetarëve.

Të fundit