Flash News

Bota

Katari bllokadë alkoolit, ndalohet shitja e birrës për tifozët e Botërorit

Katari bllokadë alkoolit, ndalohet shitja e birrës për

Alkooli nuk do t'u shitet tifozëve në tetë stadiumet e Kupës së Botës në Katar pasi FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut.

Alkooli ishte vendosur të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve, pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësisht në vendin mysliman, raporton BBC.

Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.

Budëeiser, një sponsor kryesor i FIFA-s, është në pronësi të prodhuesit të birrës AB InBev dhe kishte të drejta ekskluzive për të shitur birrën në Kupën e Botës.

“Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022”, thuhet në deklaratën e organit drejtues të futbollit botëror.

Të fundit