Flash News

Bota

Kina dënon vizitën e Pelosit në Tajvan: Cenon sovranitetin dhe integritetin territorial

Kina dënon vizitën e Pelosit në Tajvan: Cenon sovranitetin dhe

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës e ka dënuar ashpër vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan, duke e cilësuar atë një shkelje serioze të parimeve, që do të ketë një ndikim të rëndë në marrëdhënien Kinë-SHBA.

Në një deklaratë, ministria tha se vizita e Pelosit "cënon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës", raporton BBC

“Ai minon rëndë paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe dërgon një sinjal seriozisht të gabuar për forcat separatiste për ‘pavarësinë e Tajvanit’”, tha ministria.

Kina i kërkoi me forcë SHBA-së që të ndalojë së luajturi "kartën e Tajvanit" dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës dhe të mos shkojë më tej në rrugën e gabuar dhe të rrezikshme.

Të fundit