Flash News

Bota

Kina uron Biden për fitoren: Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan

Kina uron Biden për fitoren: Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit

Kina ka uruar ditën e sotme presidentit e zgjedhur Joe Biden, i cili doli fitues në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Ne e respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan. Ne i përgëzojmë Z. Biden dhe Znj. Harris, "tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin në një konferencë të përditshme ditore.

"Ne e kuptojmë se rezultatet e zgjedhjeve amerikane do të përcaktohen në përputhje me ligjet dhe procedurat e SHBA", shtoi ai, duke përsëritur qëndrimin e mëparshëm të Pekinit.

Sipas Reuters, refuzimi i Trump për të pranuar humbjen e ka vendosur Pekinin në një pozitë të vështirë, me Kinën që është gati të bëjë gjithçka për të kundërshtuar Trumpin, i cili ka ngritur sfida gjyqësore për votimin dhe mbetet në detyrë deri në inaugurimin e 20 janarit.

Të fundit