Flash News

Bota

Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për çmontim të racizmit: Të dëgjohet zëri i afrikanëve

Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje për çmontim të
Foto ilustruese

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar marrjen e masave në nivel global, përfshirë dëmshpërblimet për të "korrigjuar" racizmin e treguar ndaj njerëzve me origjinë afrikane.

Gjetjet e raportin të fundit ngritën shqetësimin se në rreth 60 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Francën, Kanadanë, Brazilin dhe Kolumbinë ka racizëm.

Studimi filloi pas vrasjes së George Floyd në vitin 2020 nga policia amerikane. Përfundimet thonë se protestat për vrasjen e tij dhe dënimi i një polici të bardhë ishin një "pikë thelbësore në luftën kundër racizmit".

Raporti i KB-së bazohet në diskutime me më shumë se 300 ekspertë dhe njerëz me origjinë afrikane. KB nxisin shtetet që të ndërmarrin veprime për t'i dhënë fund padrejtësive racore.

Ai zbuloi se përdorimi nga policia i profilizimit racor dhe i forcës së tepruar ishte sistematik në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Amerikës Latine.

Raporti tha se racizmi ishte problemi më i madh në vendet e lidhura me ish-tregtinë e shumë miliona afrikanëve për skllavëri.

Në një deklaratë të hënën, komisarja e lartë e KB për të drejtat e njeriut Michelle Bachelet u bëri thirrje "të gjitha shteteve të ndalojnë mohimin - dhe të fillojnë çmontimin e racizmit" dhe "të dëgjojnë zërin e njerëzve me origjinë afrikane".

Bachelet tha se dëmshpërblimet jo vetëm që duhet të jenë të natyrës financiare, por të përfshijnë "garanci" për të parandaluar padrejtësitë në të ardhmen.

Burimi: BBC

Të fundit