Flash News

Bota

Kombet e Bashkuara ngrejnë alarmin: Ngjarjet ekstreme të motit janë vetëm fillimi i më të keqes

Kombet e Bashkuara ngrejnë alarmin: Ngjarjet ekstreme të motit
Antonio Guterres

Kreu i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres bëri sot thirrje për shkurtime "të menjëhershme, të shpejta dhe në shkallë të gjerë" në emetimet e gazrave serrë për të frenuar ngrohjen globale dhe për të shmangur katastrofën klimatike.

Përpara takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, Antonio Guterres paralajmëroi qeveritë se ndryshimi i klimës po ecën më shpejt sesa ishte parashikuar dhe emetimet e karburanteve fosile tashmë janë kthyer nga një rënie pandemike.

Duke folur në nisjen e një raporti të mbështetur nga OKB që përmbledh përpjekjet aktuale për të trajtuar ndryshimin e klimës, Guterres tha se moti ekstrem i kohëve të fundit-nga Uragani Ida në Shtetet e Bashkuara deri tek përmbytjet në Evropën Perëndimore dhe vala e nxehtësisë vdekjeprurëse në Paqësorin Veriperëndimor-nuk tregoi se asnjë vend nuk është i sigurt nga fatkeqësitë e lidhura me klimën.

"Këto ndryshime janë vetëm fillimi i më të keqes që do të vijë," tha ai, duke u bërë thirrje qeverive të përmbushin objektivat e marrëveshjes së klimës në Paris të vitit 2015.

"Nëse nuk ka reduktime të menjëhershme, të shpejta dhe në shkallë të gjerë në emetimet e gazrave serë, ne nuk do të jemi në gjendje të kufizojmë ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius. Pasojat do të jenë katastrofike", tha Guterres.

Burimi: AP

Të fundit