Flash News

Bota

Konfirmon Lukashenko: Prigozhin ndodhet në Bjellorusi

Konfirmon Lukashenko: Prigozhin ndodhet në Bjellorusi

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko konfirmon se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.

“Po, është e vërtetë, ndodhet në Bjellorusi sot. I kam premtuar atij, i kam thënë se nëse dëshiron të qëndrojnë te ne, ne do t’i ndihmojmë”, tha Lukashenko.

Udhëheqësi bjellorus tha se janë dhënë “garanci të sigurisë” për Prigozhinin, ashtu siç kishte premtuar presidenti rus, Vldimir Putin.

Ai shtoi se Prigozhin do të qëndrojë në Bjellorusi dhe shpenzimet do të paguhen nga Wagner-i.

Lukashenka ka ndërmjetësuar një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, luftëtarët dhe shefi i Wagner-it do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, pas rebelimit të grupit mercenar gjatë fundjavës.

Të fundit