All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Konfirmon Ministria e Jashtme e Rusisë: Nuk kemi ndërmend të përdorim armë bërthamore në Ukrainë

All - Paragraf - 1

Konfirmon Ministria e Jashtme e Rusisë: Nuk kemi ndërmend të

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi të premten se Rusia nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.

All - Paragraf - 3

"Na është dashur vazhdimisht të përgënjeshtrojmë insinuatat rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia gjatë operacionit ushtarak special në Ukrainë - kjo është një gënjeshtër e qëllimshme," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Aleksey Zaitsev në një konferencë javore për shtyp.

"Rusia i përmbahet me vendosmëri parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të ndodh."

Disa ditë pas pushtimit të Rusisë në fund të shkurtit, Vladimir Putin urdhëroi komandantët e tij ushtarakë të vendosin forcat strategjike bërthamore të vendit në gatishmëri të veçantë.

Analistët perëndimorë kanë vënë në dyshim nëse dështimi i forcave të tij në terren mund ta shtyjë atë të përdorë një sulm "taktik" bërthamor në Ukrainë.

Mes retorikës gjithnjë e më të ashpër antiperëndimore në televizionin shtetëror rus, komentuesit kanë evokuar hapur sulme të mundshme bërthamore kundër vendeve të tjera evropiane.

Të fundit