Flash News

Bota

Kongresmenja amerikane, Ocasio-Cortez rrëfen se është një e mbijetuar e sulmit seksual

Kongresmenja amerikane, Ocasio-Cortez rrëfen se është një e

Kongresistja demokrate e SHBA, Alexandria Ocasio-Cortez ka thënë se ajo është një e mbijetuar e sulmit seksual.

Ocasio-Cortez zbuloi traumën e saj ndërsa akuzoi republikanët që shmangin fajin për trazirat e Kapitolit të muajit të kaluar për përdorimin e "taktikave të abuzuesve".

"Unë jam një e mbijetuar e sulmit seksual," tha ajo, duke mbajtur lotët. "Dhe nuk u kam thënë shumë njerëzve në jetën time këtë".

Ajo është një nga demokratët e profilit më të lartë në Kongres, shkruan BBC. Ocasio-Cortez, një socialiste demokratike që përfaqëson rajonin e 14-të në Neë York City, është gjithashtu shpesh një shënjestër e konservatorëve.

Në një Instagram Live të hënën në mbrëmje, 31-vjeçarja zbuloi pak në lidhje me kalvarin e saj të sulmit seksual, por tha: “Të gjitha traumat tuaja mund të kryqëzohen dhe të bashkëveprojnë”.

Ajo shpërtheu ndaj republikanëve konservatorë si senatori i Teksasit, Ted Cruz për mohimin e asaj që ajo e përshkroi si përgjegjësinë e tyre për sulmet e Kapitolit, që lanë pesë njerëz të vdekur.

Pasi Cruz javën e kaluar u pajtua me zonjën Ocasio-Cortez për një çështje politike, ajo tha: “Ju gati më vratë tri javë më parë kështu që mund të rrini jashtë”.

Ajo kritikoi Chip Roy, një kongresmen në Teksas, për kërkesën që ajo t’i kërkonte falje Cruz.

“Këto janë taktikat e abuzuesve, ose më saktë, këto janë taktikat që përdorin abuzuesit”, tha ajo gjatë transmetimit për 150 000 apo më shumë shikues.

Gjatë një transmetimi, më shumë se një orë në Instagram Live, Ocasio-Cortez ndau detaje shqetësuese në lidhje me përvojën e saj, më 6 janar. Një nga aspektet më shqetësuese të historisë ishte ritregimi i saj kur një burrë hyri në zyrën e saj pa paralajmërim dhe bërtiti, “Ku është ajo?” Ocasio-Cortez tha se ajo mendonte se njeriu ishte një kryengritës, por ai ishte një oficer i Policisë së Kapitolit. “Mendova se do të vdisja”, tha Ocasio-Cortez.

” Unë nuk mund të lejoj që kjo të ndodhë përsëri. Unë nuk do ta lë të më ndodhë përsëri. Unë nuk do të lë të ndodhë me njerëzit e tjerë që janë viktimizuar nga kjo situatë përsëri. Dhe unë nuk do ta lejoj të ndodhë kjo me vendin tonë. Ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”, theksoi ajo.

Të fundit