Flash News

Bota

Akuzohen se kanë parë serialin “Squid Game”, Koreja e Veriut ekzekuton nxënës shkolle

Akuzohen se kanë parë serialin “Squid Game”, Koreja e

Njerëzit në Korenë e Veriut, përfshirë nxënës shkolle, po ekzekutohen për shkak se kanë parë serialin Squid Game dhe media të tjera të huaja, sipas dëshmive të reja.

Qytetarët gjithashtu përballen me vrasje për shkak se dëgjojnë K-pop, një zhanër muzikor koreano-jugor që përfshin grupe si BTS.
Të intervistuarit kanë përshkruar një klimë frike në të cilën kultura e Jugut trajtohet si një krim i rëndë.

Pretendohet se personat më pak të pasur kanë më shumë gjasa të vuajnë dënimet më të ashpra, ndërsa koreano-veriorët më të pasur janë në gjendje të paguajnë zyrtarë të korruptuar për të shmangur ndjekjen penale.

Dëshmitë u zbuluan nga Amnesty International pas kryerjes së 25 intervistave të thella me të arratisurit që kanë ikur nga shteti sekret i drejtuar nga regjimi i Kim Jong-un.

Të arratisurit thanë se shikimi i dramave të njohura globalisht të Koresë së Jugut, të tilla si Squid Game, Crash Landing on You dhe Descendants of the Sun, mund të çojë në pasojat më ekstreme, përfshirë vdekjen.

Të fundit