Flash News

Bota

Koreja e Veriut, Kim Jon Un zotohet të ndërtojë një ushtri të pathyeshme

Koreja e Veriut, Kim Jon Un zotohet të ndërtojë një ushtri

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua se do të ndërtojë një ushtri të pamposhtur për të përballuar atë që ai e quan armiqësi amerikane.

Politico.al raporton se Kim po përpiqet vazhdimisht të nxisë një ndërprerje mes Uashingtonit dhe Seulit. Ai theksoi se fuqia e tij ushtarake nuk ishte në shënjestër të Koresë së Jugut dhe se koreanët nuk duhet të jenë kundër njëri-tjetrit.

“SHBA shpesh ka sinjalizuar se nuk është armiqësore ndaj shtetit tonë, por nuk ka prova të bazuara në veprime për të na bërë të besojmë se ata nuk janë armiqësorë," tha Kim të hënën, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve. "SHBA po vazhdon të krijojë tensione në rajon me gjykimet dhe veprimet e saj të gabuara,” deklaroi Kim Jong Un.

Duke i quajtur Shtetet e Bashkuara një "burim" paqëndrueshmërie në Gadishullin Korean, Kim tha se objektivi më i rëndësishëm i vendit të tij është të ketë një "aftësi të pathyeshme ushtarake" që askush nuk mund të guxojë ta sfidojë.

Të fundit