Flash News

Bota

Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë kurrë nga armët bërthamore

Koreja e Veriut nuk do të heqë dorë kurrë nga armët

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj që sanksionon të drejtën për të përdorur automatikisht sulmet parandaluese bërthamore për të mbrojtur veten, një veprim që lideri Kim Jong-un tha se e bën statusin e saj bërthamor "të pakthyeshëm" dhe ndalon çdo bisedë për denuklearizimin, raporton The Guardian.

Lëvizja vjen pasi vëzhguesit thonë se Koreja e Veriut duket se po përgatitet të rifillojë testimin bërthamor për herë të parë që nga viti 2017, pasi samitet historike me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump dhe liderë të tjerë botërorë në vitin 2018 nuk arritën ta bindin Kim-in të braktiste zhvillimin e tij të armëve

Parlamenti i Veriut, Asambleja e Lartë Popullore, miratoi legjislacionin të enjten si një zëvendësim i një ligji të vitit 2013, i cili fillimisht përshkruante statusin bërthamor të vendit, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Të fundit