Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund të kushtëzohen avantazhe për lirinë e lëvizjes përmes saj, mbetet të vendoset në muajt e ardhshëm.
Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar" sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.
Takimi i nivelit të lartë lidhej me "çështje shumë praktike”, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin.
Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen. Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim. Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Eshtë në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.
Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve
Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t'i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e koronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.
Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. "Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,” tha ai. "Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s'do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë sëbashku,”shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte "zgjidhja më e keqe” por ndoshta më "e pashmangshmja”, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.
Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve. "Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish” – u shpreh për ARD ministri Mass. "Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.”
Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. "Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,” tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë” shtoi ajo.
Braun tha se ndihej i sigurt se "me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme – të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës - i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t'u kontrolluar".
Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë. Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.
Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1./DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38