Flash News

Bota

Korriku që lamë pas ishte më i nxehti, thyen rekordin e 2016-ës

Korriku që lamë pas ishte më i nxehti, thyen rekordin e

Muaji që lamë pas, ishte korriku më i nxehtë, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në korrik 2016, i cili ishte gjithashtu i barabartë në 2019 dhe 2020.

Muajt korrik të shtatë viteve të fundit kanë qenë më të nxehtët, tha klimatologia e NOAA Ahira Sanchez-Lugo. Ndërkohëshkencëtarët paralajmëruan se, "ky është ndryshimi i klimës".

Pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës kanë përjetuar valë ekstreme të nxehtësisë, duke nisur nga muaji korrik. "Ky është ndryshimi i klimës," tha shkencëtari i klimës i Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, Michael Mann, raportojnë mediat e huaja.

Në fillim të kësaj jave, një panel shkencor prestigjioz i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi përkeqësimin e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror dhe aktiviteteve të tjera njerëzore.

Të fundit