Flash News

Bota

Kremlini: Bisedimet e paqes nuk ofruan asgjë premtuese

Kremlini: Bisedimet e paqes nuk ofruan asgjë premtuese

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar mbi bisedimet e zhvilluara me Ukrainën në Turqi dje dhe ka hedhur poshtë çdo shpresë për një përparim, raporton BBC.

Rusia pohoi se synonte të zvogëlonte aktivitetin e saj ushtarak në Kiev dhe Chernihiv, ndërsa Ukraina tha se do të merrte në konsideratë statusin e shtetit neutral, një nga kushtet e Moskës.

"Ajo që është pozitive është se pala ukrainase ka filluar të paktën të formulojë në mënyrë specifike dhe të vërë në letër atë që po propozon. Deri tani ne nuk kishim arritur ta arrijmë këtë. Për sa i përket pjesës tjetër, ne nuk mund ta themi kështu, për momentin pohojmë se ka pasur ndonjë përparim, ndonjë gjë shumë premtuese," tha Peskov.

Të fundit