Flash News

Bota

Kremlini: Sanksionet e Perëndimit nuk e ndryshojnë qëndrimin e Rusisë

Kremlini: Sanksionet e Perëndimit nuk e ndryshojnë qëndrimin e

Rusia është e vendosur që sanksionet e vendosura nga Perëndimi nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Kjo ishte deklarata që bëri zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se ndërsa negociatat do të vazhdojnë mes dy delegacioneve ruse dhe ukrainase, nuk ka një plan për takimin e dy presidentëve.

Peskov hodhi poshtë akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave vakum si false.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe "denazifikimin" e vendit.

Peskov nuk pranoi të komentojë nëse Kremlini e konsideron kryeqytetin Kiev të jetë nën kontrollin e nazistëve, duke ia referuar pyetjen ushtrisë ruse.

Të fundit