Flash News

Bota

Kremlini: Ukraina ishte përgatitur për luftë prej vitesh

Kremlini: Ukraina ishte përgatitur për luftë prej vitesh

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë deklaroi sot për mediat se Ukraina nuk ka bërë "asnjë përpjekje për të fshehur faktin se ka filluar përgatitjet për një konfrontim të armatosur me Rusinë shumë kohë më parë".

Duke justifikuar pushtimin rus, Zakharova fajësoi Volodymyr Zelenskyy se bëri "gjithçka për të parandaluar zgjidhjen e konfliktit" në Ukrainë.

Zakharova tha gjithashtu se Kremlini ishte i shqetësuar rreth tensioneve në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia dhe se OKB-ja duhet ndalojë autoritetet e Kievit që mund të provokojnë, sipas saj, një fatkeqësi bërthamore.

Të fundit