Flash News

Bota

Kritikët ‘shuplakë’ Erdoganit: Dëbimi i diplomatëve perëndimorë, shpërqendrim nga problemet ekonomike

Kritikët ‘shuplakë’ Erdoganit: Dëbimi i

Kritikët e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan e kanë cilësuar dëbimin e 10 diplomatëve perëndimorë nga vendi, si një taktikë për të krijuar një shpërqendrim ndaj problemeve financiare të cilat po has Turqia.

Mediat e huaja raportojnë se kritikët e kanë fjalën për zhvlerësimin e lirës turke e cila ka rënë në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave pas politikave financiare që zbatoi Erdogan.

"Arsyeja e këtyre lëvizjeve nuk është për të mbrojtur interesat kombëtare, por për të krijuar arsye artificiale për shkatërrimin e ekonomisë," shpjegoi Kemal Kilicdaroglu, kreu i opozitës turke, Partia Republikane Popullore.

Presidenti Erdogan kërkoi që 10 diplomatë të dërguar nga Perëndimi të largoheshin të dielën nga vendi me argumentin se kishin mbështetur aktivistin e burgosur Osman Kavala.

Kavala u arrestua në vitin 2017 për një listë akuzash që ai kundërshton dhe disa diplomatë perëndimorë lëshuan një deklaratë duke mbrojtur për një "zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së tij", duke shkaktuar zemërimin e Erdoganit.

 

Të fundit