Flash News

Bota

Kriza e naftës dhe rritja e çmimeve, Putin: Rezultat i llogaritjeve të gabuara të Perëndimit

Kriza e naftës dhe rritja e çmimeve, Putin: Rezultat i llogaritjeve

Lufta në Ukrainë është diktuar fajtorja kryesore për krizën me naftën dhe rritjen e menëhershme të çmimeve thuajse në të gjitha vendet e Evropës.

Presidenti Vladimir Putin, tha në një takim televiziv për Russian TV, se nuk është faji i Rusisë për rritjen e çmimeve pasi ajo po i përmbush detyrimet e saj me furnizimin me energji. Putin e drejtoi gishtin nga Perëndimi.

"Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve", tha Putin, raporton BBC.

Presidenti rus këmbëngul se sanksionet e vendosura nga Evropa, SHBA, dhe Britania, mund të tërhiqen lehtësisht nga Rusia. Putin tha se do të gjejë një rrugë ligjore për të rikthyer asetet e kompanive të larguara.

"Rusia mund të fusë menaxhimin e jashtëm të atyre bizneseve që mbyllin objektet e tyre të prodhimit, dhe më pas të dorëzojë këto ndërmarrje tek ata që janë të gatshëm të punojnë. Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë," tha Putin.

Të fundit