Flash News

Bota

Kriza ekonomike, protestuesit në Sri Lanka sulmojnë rezidencën dhe zyrën e presidentit

Kriza ekonomike, protestuesit në Sri Lanka sulmojnë rezidencën

Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e Sri Lankës.

Demonstruesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Raportet thonë se ai tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt.

Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe, shkruan BBC.

Policia qëlloi në ajër për të parandaluar turmat e zemëruara të pushtonin banesën, por nuk mundi të ndalonte një pjesë të turmës që të hynte.

"Presidenti u shoqërua i sigurt," tha një burim i lartë i mbrojtjes për AFP. “Ai është ende president, po mbrohet nga një njësi ushtarake”.

Javën e kaluar, autoritetet pezulluan shitjet e benzinës dhe naftës për automjetet jo thelbësore në një përpjekje për të ruajtur rezervat e pakësuara të karburantit në vend.

Të fundit