Flash News

Bota

Kriza energjetike, BE vendos çmimin tavan për gazin

Kriza energjetike, BE vendos çmimin tavan për gazin

Pas muajsh mosmarrëveshjesh politike, letra të përbashkëta, takime urgjente dhe deklarata gjithnjë e më të acaruara, Bashkimi Evropian miratoi të hënën kufirin e parë të çmimit të gazit.

Ministrat e BE-së arritën një marrëveshje gjatë Këshillit të fundit të Energjisë të vitit në Bruksel.

"Një tjetër mision i pamundur u përmbush," u tha gazetarëve ministri çek i Tregtisë Jozef Síkela.

"Të pajtoheshim sot nuk ishte vetëm detyrimi ynë," tha ai. “Më e rëndësishmja ishte detyra jonë ndaj qytetarëve dhe bizneseve tona që prisnin që ne të vepronim".

Masa e paprecedentë ka për qëllim frenimin e çmimeve të energjisë ndërsa blloku po largohet nga një krizë e përkeqësuar nga vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin e BE-së me lëndë djegëse fosile për t'u hakmarrë ndaj sanksioneve për luftën e saj në Ukrainë.

Kufiri i çmimit do jetë 180 €/MËh dhe hyn në fuqi në 15 shkurt. 

Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga propozimi fillestar i Komisionit Evropian i cili planifikonte që kufiri të aktivizohej kur çmimi i gazit të arrijë në 275 €/MËh për 10 ditë rresht. Çmimet u tregtuan javën e kaluar në rreth 135 € për megavat-orë.

 

Të fundit