Flash News

Bota

Kriza në Afganistan, Britania e Madhe 'nuk do t'i evakuojë të gjithë' brenda afatit të 31 gushtit

Kriza në Afganistan, Britania e Madhe 'nuk do t'i evakuojë

Kriza e Afganistanit do të dominojë diskutimet në takimin virtual të së martës të G7, të organizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar evakuimet nga Afganistani, pasi talibanët morën pushtetin në pjesën më të madhe të vendit.

Udhëheqësit evropianë pritet t’i bëjnë presion Presidentit amerikan Joe Biden për të zgjatur afatin e tij të vetë-imponuar më 31 gusht për tërheqjen totale të trupave amerikane.

Talibanët thanë të hënën se një veprim i tillë do të ishte një "shkelje". Një ministër i qeverisë britanike ka thënë se nuk ka gjasa që të gjithë ata që kanë të drejtë për evakuim nga Kabuli të nxirren me kohë, shkruan Euronews.

Kujtojmë se Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë thënë të gjitha operacionet e evakuimit duhet të vazhdojnë përtej 31 gushtit. Presidenti Biden ka thënë se ushtria po diskuton mundësinë për ta spostuar këtë datë, por një vendim pritet të martën.

Britania thotë se ka evakuuar 8,600 qytetarë britanikë dhe afganë nga Kabuli ditët e fundit, 2,000 prej tyre në 24 orët e fundit.

 

Të fundit