Flash News

Bota

Kroacia refuzon misionin e BE për të trajnuar forcat ukrainase

Kroacia refuzon misionin e BE për të trajnuar forcat ukrainase

Ligjvënësit kroatë refuzuan një propozim që Kroacia t’i bashkohet një misioni të BE-së në mbështetje të ushtrisë ukrainase, shkruan reuters.

Qeverisë kroate i duheshin 101 vota, në Parlamentin prej 151 ulësesh, për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim.

Megjithatë, ky propozim u mbështet nga 97 deputetë dhe u kundërshtua nga 10.Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian u pajtua në tetor për të krijuar Misionin e Ndihmës Ushtarake për mbështetjen e Ukrainës, dhe emëroi një gjeneral polak për të udhëhequr trajnimet. Shumica e trajnimeve është thënë se do të kryhen në Poloni.

 

Të fundit