Flash News

Bota

Kryebashkiaku i Kievit vendos shtetrrethim prej orës 17.00: Kush e thyen, konsiderohet armik

Kryebashkiaku i Kievit vendos shtetrrethim prej orës 17.00: Kush e thyen,

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka vendosur një shtetrrethim nga mbrëmja e së shtunës, që do të fillojë nga ora 17:00. deri në orën 08:00 “për mbrojtje më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij”.

Ora policore do të vazhdojë deri mëngjesin e 28 shkurtit.

“Të gjithë civilët në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit do të konsiderohen si anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut. Ju lutemi trajtojeni situatën me mirëkuptim dhe mos dilni jashtë”, apeloi kryebashkiaku.

Ora policore e vendosur dy ditë më parë zgjati nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me kohën lokale.

Të fundit