Flash News

Bota

Kryebashkiaku ukrainas akuza Rusisë: Shkeli armëpushimin, hapi zjarr 14 herë

Kryebashkiaku ukrainas akuza Rusisë: Shkeli armëpushimin, hapi zjarr

Ukraina akuzon Moskën se shkeli armëpushimin e urdhëruar nga vetë Putin.

Kryebashkiaku i Luhanskut në Ukrainë, Serhiy Haidai, tha se trupat ruse hapën zjarr 14 herë në rajonin ukrainas gjatë tre orëve të para të një armëpushimi të njëanshëm të shpallur nga Vladimir Putin në sajë të Krishtlindjeve Ortodokse.

Forcat ruse gjithashtu u përpoqën të sulmonin një nga fshatrat e çliruara në rajonin e Luhanskut gjatë “armëpushimit të Krishterë”, shkroi Haidai në Telegram.

“Nga ora 12:00 deri në 15:00, rusët qëlluan me artileri 14 herë dhe tre herë sulmuan një nga vendbanimet tona. Njerëzit në fshatrat e pushtuara strehohen në bodrume gjatë gjithë ditës. Vrasësit ortodoksë ju përshëndesin për Krishtlindje”, shkroi ai, shkruan The Guardian.

Me heret, presidenti ukrainas Zelenskyy refuzoi ta besonte urdhrin për armëpushim, duke e quajtur një ‘dredhi’ të Putinit për të ndalur përparimin e ushtrisë ukrainase në rajonin lindor të Donbasit dhe për të lejuar Moskën të sjellë më shumë trupa.

 

Të fundit