Flash News

Bota

Kryeministri Boris Johnson: Veprimet barbare të Putinit po testojnë gjithë njerëzimin

Kryeministri Boris Johnson: Veprimet barbare të Putinit po testojnë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka kryer një telefonatë të gjatë sot me presidentin ukrainas Zelenskyy këtë pasdite. Një nga zëdhënësit e kryeministrit tha se: "Johnson lavdëroi presidentin dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre. Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testojnë jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin."

“Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol. Kryeministri nënvizoi mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar vazhdon t'i japë Ukrainës."

Sipas zëdhënësit britanik, mësohet që Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ndjekë më shumë opsione për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës, duke punuar me partnerët, përfshirë takimin e së martës së Forcave të Përbashkëta Ekspeditore në Londër.

"Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë prapa Ukrainës në të gjitha përpjekjet e saj për t'i dhënë fund këtij konflikti katastrofik."

Të fundit