Flash News

Bota

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe bën vaksinën anti-covid

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe bën vaksinën

Udhëheqësi i Dubait dhe njëkohësisht kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum është vaksinuar kundër koronavirusit.

Përmes një statusi në Twitter, ai shkruan se vaksina anti-covid tani është e disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ne i urojmë të gjithëve shëndet dhe ne jemi krenar për ekipet tona të cilët kanë punuar pa pushim për të zhvilluar  vaksinën kundër koronavirusit dhe më në fund është  disponueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe,” shkroi kryeministri në Twitter.

Punëtorët e kujdesit shëndetësor të vijës së parë në Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu janë vaksinuar sipas raporteve të mediave lokale. Vaksina tani është në fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike dhe deri më tani ka treguar se është e sigurt dhe efektive.

Emiratet e Bashkuara Arabe deri më tani kanë regjistruar 135,141 raste me COVID-19 dhe 497 viktima, sipas të dhënave  nga Universiteti Johns Hopkins.

Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe bën vaksinën

Të fundit