Flash News

Bota

Kryengritja e ekstremit të djathtë, presidenti i Brazilit shkarkon shefin e ushtrisë

Kryengritja e ekstremit të djathtë, presidenti i Brazilit shkarkon

Presidenti i Brazilit ka shkarkuar shefin e ushtrisë së vendit mes shqetësimeve se demokraci është nën kërcënim, pas një kryengritjeje të protestuesve të ekstremit të djathtë.

Faqja zyrtare e forcave të armatosura braziliane tha se gjenerali Julio Cesar de Arruda ishte shkarkuar nga posti i kreut të ushtrisë.

Ai është zëvendësuar nga gjenerali Tomas Miguel Ribeiro Paiva, i cili ishte kreu i Komandës Ushtarake Juglindore.

Rreth 1,500 persona janë arrestuar pas “pushtimit” të kongresit, pallatit presidencial dhe gjykatës supreme të Brazilit në fillim të janarit.

Rebelët po kërkonin ndërhyrje ushtarake ose për të rivendosur ish-presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro ose për të rrëzuar të majtën e sapo inauguruar Luiz Inacio Lula da Silva, i njohur si Lula, i cili fitoi zgjedhjet me vetëm 50.9% të votave.

Mbështetësit e ish-presidentit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe shkatërruan pronën publike. Lula tha disa herë në publik se kishte patjetër njerëz në ushtri që lejuan të ndodhte trazirat.

Trazirat kishin ngjashmëri të forta me trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin Amerikan nga turma që donin të përmbysnin humbjen e zgjedhjeve të ish-presidentit Donald Trump ndaj Joe Biden.

Lula takoi ministrin e mbrojtjes Jose Mucio, shefin e shtabit Rui Costa dhe komandantin e ri të ushtrisë në Brasilia.

Mucio tha se trazirat e 8 janarit kishin shkaktuar "një thyerje në nivelin e besimit" në nivelet e larta të ushtrisë dhe qeveria vendosi që një ndryshim ishte i nevojshëm.

Të fundit