Flash News

Bota

Kryengritja e "Wagner", Blinken: Përçarje në udhëheqjen e Putinit

Kryengritja e "Wagner", Blinken: Përçarje në

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas rebelimit të organizatës  "Wagner", ndaj Rusisë.

Duke komentuar situatën në Rusi pas grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin, Blinken u ndal tek dobësitë e Kremlinit, raporton CNN.

“Rebelimi i shkurtër nga Wagner tregoi problemet reale në stafin e Putinit. Putini u përball me një sfidë të vërtetë. Prandaj, ngrihen pyetje të rëndësishme dhe dobësitë e vërteta bëhen të dukshme,” tha Blinken.

Duke iu referuar të ardhmes së Wagner-it, Blinken theksoi se është shumë herët për të bërë vlerësime.

Ai gjithashtu theksoi se vendimi i Putinit për të pushtuar Ukrainën shkaktoi kaos në vendin e tij.

Të fundit