Flash News

Bota

Kufizimet e Kremlinit për raportimet e luftës, televizioni rus pezullon transmetimin

Kufizimet e Kremlinit për raportimet e luftës, televizioni rus

Kanali televiziv rus Dozhd (Rain) do të ndalojë përkohësisht transmetimin dhe punën e tij. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm.

Mediet e huaja raportojnë se pezullimi i transmetimit të përkohshëm vjen pasi uebfaqja e TV Rain u bllokua në fillim të kësaj jave, si rezultat i masave që janë marrë nga Kremlini ndaj kanaleve televizive ruse që raportojnë sulmet në Ukrainë.

“Ne kemi nevojë për forcë të kuptojmë se si mund të punojmë nga këtu. Ne vërtet shpresojmë se do t'i kthehemi transmetimit dhe do të vazhdojmë punën tonë," tha Natalia Sindeeva, drejtoreshë e përgjithshme e TV Rain në një deklaratë.

Disa orë më parë, redaktori i Echo of Moscoë tha se radiostacioni ishte shpërbërë nga bordi i tij.

Të fundit