Flash News

Bota

Kupa e Afrikës/ Tifozët “përleshen” për të hyrë në stadium, të paktën 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Kupa e Afrikës/ Tifozët “përleshen” për të

Të paktën gjashtë persona humbën jetën në një “përleshje” jashtë një stadiumi, ku mbahej një ndeshje futbolli në kuadër të Kupës së Afrikës, raportojnë mediat e huaja.

Turma e tifozëve u përpoq të hynte në stadiumin Olembe në kryeqytetin Yaounde për të parë ndeshjen dhe përplasjet mes tyre sollën viktima dhe të plagosur.

Naseri Paul Biya, guvernatori i rajonit qendror të Kamerunit, tha se mund të ketë më shumë vdekje.

"Ne nuk jemi në gjendje t'ju japim numrin total të viktimave," tha ai.

Zyrtarët në spitalin e afërt Messassi thanë se morën të paktën 40 persona të plagosur, të cilët u dërguan me urgjencë në spital nga policia dhe civilët. Zyrtarët thanë se spitali nuk ishte në gjendje t'i trajtonte të gjithë.

Zyrtarët thanë se rreth 50,000 njerëz ishin përpjekur të ndiqnin ndeshjen. Stadiumi ka një kapacitet prej 60,000, por nuk ishte menduar të ishte më shumë se 80% i mbushur për shkak të kufizimeve të pandemisë.

Konfederata e Futbollit Afrikan, e cila drejton Kupën e Afrikës, tha në një deklaratë se ishte në dijeni të incidentit.

“CAF aktualisht po heton situatën dhe po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi atë që ndodhi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me qeverinë e Kamerunit dhe Komitetin Organizativ Lokal", thuhej në reagim.

 

Të fundit