Flash News

Bota

Kush është Joe Biden, familja dhe karriera?

Kush është Joe Biden, familja dhe karriera?

Joseph Robinet Biden Jr lindi më 20 nëntor 1942 në Scranton, Pensilvania. Mosha e tij e bën atë presidentin më të moshuar të Shteteve të Bashkuara në histori. Në moshën 11-vjeçare , familja e tij u transferua në veri të Delaëare, ku ai u diplomua në 1965 në për “mayor” në Histori dhe “minor” për Shkenca politike dhe anglisht. Në katër vitet e ardhshme, ai gjithashtu ndoqi Universitetin e Drejtësisë të Sirakuzës, ku mori titullin Doktor Shkencash.

Sa i përket familjes, Biden ka një histori të trishtë. Gruaja e tij e parë dhe vajza e sapolindur humbën jetën në një aksident me makinë në vitin 1972, ndërsa në 2015 i biri, Beau Biden ndërroi jetë nga kanceri në tru. Kujdesi shëndetësor, do të pohonte ai më vonë në një dalje televizive, është një çështje “personale” për të. Përveç planit të njohur tanimë, “Obamacare”, ai këmbëngul edhe në planin e kujdesit shëndetësor për të gjithë që prek moshat madhore.

Në vitin 1972 ai u zgjodh senator, duke vendosur rekord si një ndër më të rinjtë e zgjedhur në rang shteti. Ai u rizgjodh në Senat gjashtë herë dhe ishte senatori i katërt për nga vjetërsia në kohën kur dha dorëheqjen për të marrë postin e nënkryetarit në 2009.

Nga zhvillimet ekonomike, Biden do të mbahet mend si personi që ka mbrojtur historikisht tregtinë e lirë. Kulmi i karrierës së tij në këtë fushë do mund të konsiderohet viti 2009 ku në rolin e zëvendëspresidentit duhet të mbikëqyrte sistemin financiar në mënyrë që asnjë qindarkë e taksapaguesve amerikanë të mos shkonte dëm nga akti i ndihmës prej 800 miliardë dollarësh që u akordua nga administrata Obama.

Për sa i takon marrëdhënieve me jashtë, Biden e sheh praninë e forcave amerikane në botë jo si një nismë për luftë, por e vetmja mënyrë për të garantuar paqen. E teksa Trump e vuri si qëllim më vete reduktimin e trupave në Siri, Irak dhe Afganistan, Biden e mbështet këtë lëvizje, por jo në shpërnguljen totale të forcave amerikane.

Si një ish-pjesëtar i komitetit të çështjeve të jashtme në senat, ai ende flet me pasion të madh mbi forcimin e rolit kryesues të Amerikës në stadin botëror.   

Të fundit