Flash News

Bota

Kyle Walker tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë pas 96 ndeshjesh

Kyle Walker tërhiqet nga kombëtarja e Anglisë pas 96 ndeshjesh

Mbrojtësi Kyle Walker ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund një karriere të gjatë me kombëtaren e Anglisë, për të cilën u aktivizua 96 herë që nga debutimi i tij në vitin 2009.

Në deklaratën e tij, Walker shprehu krenarinë për kontributin e dhënë me fanellën e “Tre Luanëve”.

“Jam i trishtuar që po e marr këtë vendim, por njëkohësisht jam shumë krenar për gjithçka që kam arritur me Anglinë”, tha mbrojtësi.

Futbollisti 35-vjeçar theksoi se përfaqësimi i vendit në pesë turne madhorë dhe arritja në finalet ku ka marrë pjesë kombëtarja angleze kanë qenë ndër momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Walker përfaqësoi Anglinë në disa turne madhorë dhe mbetet një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të gjeneratës së tij në kombëtare. 

Të fundit