Flash News

Bota

Largohet nga Afganistani i dërguari më i artë amerikan

Largohet nga Afganistani i dërguari më i artë amerikan
Në foto/ Zalmay Khalilzad

I dërguari më i lartë amerikan në Afganistan po largohet nga detyra e tij në më pak se dy muaj pas tërheqjen se trupave amerikane nga vendi.

BBC raporton se Zalmay Khalilzad udhëhoqi dialogun mes amerikanëve dhe talebanëve, por bisedimet diplomatike nuk patën rezultatin dhe të parandalonin grupin militant të merrte pushtetin.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zëvendësi i Khalilzad, Thomas Ëest, do të merrte detyrën.

"Unë shpreh mirënjohjen time për shërbimet e tij dhjetëvjeçare ndaj popullit amerikan," tha Blinken në një deklaratë duke njoftuar dorëheqjen e Khalilzad të hënën.

Në një letër drejtuar Blinken, Khalilzad pranoi se "aranzhimi politik midis qeverisë afgane dhe talebanëve nuk shkoi përpara siç ishte parashikuar".

"Arsyet për këtë janë shumë komplekse dhe unë do të ndaj mendimet e mia në ditët dhe javët e ardhshme," shkroi ai, duke thënë se po tërhiqej pasi SHBA hynë në "fazën e re të politikës sonë në Afganistan".

Ai shtoi se ishte "i trishtuar" për popullin afgan duke pasur parasysh rezultatin aktual.

Të fundit