Flash News

Rajoni

Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas tjetrës

Lëkundje të forta në Athinë, dy tërmete njëra pas

Një seri lëkundjesh sizmike është regjistruar mesditën e së dielës në Greqi, duke u ndier edhe në Athinë dhe zonat përreth.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti më i fortë arriti magnitudën 5.3 të shkallës Rihter, me epiqendër në zonën Mandoudi të ishullit Evia, pranë Kalkidhës. Më herët u regjistruan edhe dy lëkundje të tjera me magnitudë 4.3 dhe 4.8.

Ekspertët e Institutit Gjeodinamik të Athinës bëjnë të ditur se tërmetet kanë pasur një thellësi të vogël, rreth 5 kilometra, çka ka bërë që ato të ndihen më fuqishëm në sipërfaqe dhe deri në kryeqytetin grek.

 


Deri më tani nuk raportohen dëme të mëdha materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik në rajon.

Të fundit