Flash News

Bota

Lëndohet ylli i Real Madridit, mungon në ndeshjen hapëse të La Ligas

Lëndohet ylli i Real Madridit, mungon në ndeshjen hapëse të

Real Madridi do ta nis sezonin 2025/2026 pas nëntë ditësh, kur do të presin Osasunan në ‘Santiago Bernabeu’, por duket se do t’u mungojë një lojtar i rëndësishëm për ndeshjen debutuese të Xabi Alonsos në La Liga. 

Alonso do të përballet me disa vendime të mëdha sa i përket formacionit të parë, veçanërisht në mesfushë. Nëse ai përdor sistemin 4-2-3-1, siç pritet, mbetet për t’u parë se kush do të luajë përkrah Federico Valverdes si njëri nga dy mesfushorët defensiv në atë skemë. 


Aurelien Tchouameni është favoriti, por gjithashtu ekziston mundësia për Eduardo Camavingan. 

Camavinga kërkon rehabilitim në sezonin 2025/2026, pas një viti të dobët në aspektin personal. 

Real Madrid i ka besuar ende mesfushorit francez, por është e qartë se ai duhet të rikthehet në formën e tij më të mirë nëse dëshiron të mbetet pjesë e planeve afatgjata në ‘Bernabeu’. 


Fatkeqësisht për Camavingan, ai pritet të mungojë në ndeshjen hapëse ndaj Osasunas, pasi Real Madrid ka konfirmuar se ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës. 

Të fundit