Bota

Libani mes trazirave dhe kolapsit ekonomik, Borrell paralajmëron sanksione nga BE për udhëheqësit

Libani mes trazirave dhe kolapsit ekonomik, Borrell paralajmëron sanksione

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell ka kritikuar politikanët libanezë për vonesat në formimin e një kabineti të ri, pas dorëheqjeve masive që erdhën nga shpërthimi i madh në Bejrut.

Borrell u takua sot me presidentin libanez, Michel Aoun. Ai paralajmëroi që BE mund të vendosë sanksione ndaj personave që qëndrojnë pas ngërçit politik në Liban, i cili aktualisht është shkatërruar nga trazirat ekonomike dhe politike.

Duke folur në pallatin presidencial në Bejrut, Borrell tha se situata e trazuar në Liban ishte "e vetë-imponuar".

"Nuk është një krizë që vjen nga jashtë ose nga faktorë të jashtëm. Është një krizë e bërë vetë dhe pasojat [për] popullsinë janë të tmerrshme. Një normë papunësie prej 40% dhe më shumë se gjysma e popullsisë që jeton në varfëri.

Udhëheqja libaneze duhet të marrë përgjegjësinë e saj dhe të miratojë masat e nevojshme pa vonesë. Një qeveri duhet të formohet dhe reformat kryesore të zbatohen menjëherë", tha Borrell

Gjithashtu shtoi se Libanit i duhej të siguronte një marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të dalë nga kolapsi financiar. Kriza ekonomike e Libanit u shkaktua nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

Burimi: Euronews

Të fundit