Flash News

Bota

BE mbështet integrimin evropian të Ukrainës: Do forcojmë lidhjet me Kievin

BE mbështet integrimin evropian të Ukrainës: Do forcojmë

Sot u zhvillua takimi i dytë i Samiti të liderëve evropianë. Gjatë takimit, liderët vendosën që ende pa u shqyrtuar kërkesa nga Komisioni Evropian, BE të forcojë lidhjet mes saj dhe Ukrainës.

“Më 28 shkurt 2022, duke ushtruar të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur fatin e saj, presidenti i Ukrainës paraqiti kërkesën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këshilli veproi me shpejtësi dhe e ftoi komisionin të paraqiste opinionin e tij mbi aplikimin sipas dispozitave të traktatit. Ndërsa presim, pa vonesë do të forcojmë më tej lidhjet tona dhe do të thellojmë partneritetin tonë për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj evropiane”, theksohet në deklaratën e liderëve të BE-së.

Charles Michel, president i Këshillit Evropian, theksoi se ata do të forcojnë më tej lidhjet dhe thellojnë partneritetet për të mbështetur Ukrainën, raportojnë mediet e huaja.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se liderët e BE-së kanë mbështetur në mënyrë efektive integrimin evropian të Ukrainës.

BE-ja ka premtuar gjithashtu mbështetje politike, financiare, materiale dhe humanitare për Ukrainën, duke siguruar se do të ndihmonte me të gjitha forcat për të rindërtuar një Ukrainë demokratike pas luftës.

Të fundit