Flash News

Bota

Lionel Messi infektohet me Covid-19

Lionel Messi infektohet me Covid-19

Lionel Messi është infektuar me Covid-19. Mediat e huaja raportojnë se ai është një nga katër lojtarët e PSG-së që ka rezultuar pozitiv.

Sulmuesi argjentinas dhe bashkëlojtarët Juan Bernat, Nathan Bitumazala dhe Sergio Rico u konfirmuan se kishin Covid para ndeshjes së PSG-së për Kupën e Francës kundër skuadrës së nivelit të katërt Vannes.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino shtoi se Messi qëndroi në Argjentinë ku kaloi pushimin dimëror dhe nuk do të udhëtonte derisa të rezultojë negativ.

Ndeshja e parë e PSG-së në ligë për vitin 2022 pas pushimit të tyre dimëror është kundër Lyon të dielën, më 9 janar.

Sulmuesi Neymar do ta humbasë atë ndeshje ndërsa vazhdon rikuperimin nga një dëmtim i kyçit të këmbës në Brazil. PSG thotë se 29-vjeçari pritet të kthehet në stërvitje pas tre javësh.

Të fundit