Flash News

Bota

Liz Truss i bashkohet garës për lidership në Britaninë e Madhe

Liz Truss i bashkohet garës për lidership në Britaninë e

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss i është bashkuar garës për të zëvendësuar Boris Johnson.

BBC raporton se teksa fliste për planet e saj si kryeministre, Truss premtoi se do të fillojë me uljen e taksave që prej ditës së parë. Truss tregoi se do t'u bënte jehonë rivalëve të saj në planifikimin për të ulur taksat e korporatave, për të ndryshuar rritjen e Sigurimeve Kombëtare dhe për të reformuar normat e biznesit.

“Nuk është e drejtë të vendosen taksa tani”, tha Truss ndërsa u zotua se nëse zgjidhet kryeministre, do të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndihmuar me kostot e jetesës.

"Kolegët e dinë se e mbaj fjalën për atë që them dhe bëjnë vetëm premtime që mund t'i mbaj. Mund të më besohet se do t'i realizoj", tha ajo.

Të fundit