Flash News

Bota

"Lock-Down" në Britani përfundon më 2 dhjetor, Gjermania synon ashpërsimin e mëtejshëm të masave

"Lock-Down" në Britani përfundon më 2 dhjetor,

Kryeministri Boris Johson ka konfirmuar se Britania e Madhe më 2 dhjetor i jep fund "Lock-Doën". Ai bëri me dije dhe masat e reja anti-covid, të cilat do të zgjasin deri në mars. Ky vendim erdhi para festave të fundvitit.

Ndërkohë Gjermania synon ashpërsimin e mëtejshëm të masave për të frenuar përhapjen e virusit. Në Gjermani po flitet për një zgjatje të kufizimeve gjithëpërfshirëse deri në dhjetor, përpara një konference me kancelaren Angela Merkel të mërkurën për të koordinuar përgjigjen e vendit ndaj pandemisë së COVID-19.

Propozimet e tyre sugjerojnë reduktimin kufirit të pjesëmarrjes në tubime në dy familje deri më 20 dhjetor, me rregulla potencialisht më të lirshme për periudhën e festave të Krishtlindjeve.

Rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave dhe karantinës në shkolla janë gjithashtu në shqyrtim.

Të fundit