Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë/ Borrell kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Rrezikohet e gjithë Evropa

Lufta në Ukrainë/ Borrell kërkon takim urgjent të

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka shprehur mbështetjen e tij për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja "katastrofike".

“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë. Sulmet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin (Zaporizhzhia) mund të rrezikojnë të gjithë Evropë”, shkroi Borrell në Tëitter.

Ndërkohë Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës tha se forcat ruse kishin "pushtuar" termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia.

Stafi i uzinës vazhdon të punojë në njësitë e energjisë, "duke siguruar funksionimin e qëndrueshëm të objekteve bërthamore".

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se sot do të bëhet e qartë nëse palët ndërluftuese mund të krijojnë me sukses korridore humanitare për të ndihmuar civilët të shpëtojnë nga disa nga luftimet më të ashpra në vend.

Të dërguarit nga Rusia dhe Ukraina ranë dakord të vendosin korridoret gjatë bisedimeve në Bjellorusi të enjten.

"Sot do të shohim nëse marrëveshja funksionon," tha Zelensky.

Zelensky pretendoi se forcat ukrainase po u shkaktonin humbje të mëdha trupave ruse. Ai tha se pothuajse 9,200 ishin vrarë dhe pranoi se Kremlini vazhdon të synojë Kievin, kryeqytetin.

"Kryeqyteti mbetet një objektiv kyç për pushtuesit. Por ata nuk do të na thyejnë," tha Zelensky.

 

Të fundit