Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, inteligjenca e Lituanisë: Rusia mund të luftojë edhe për dy vite të tjera

Lufta në Ukrainë, inteligjenca e Lituanisë: Rusia mund të

Lufta në Ukrainë ka sjellë mjaft shkatërrime dhe humbje jetësh si dhe një dëm të madh në ekonominë e Europës. Në një vit që ka filluar lufta, shumë ndihma kanë ardhur për ushtrinë ukrainase duke e furnizuar çdo herë e më shumë.

Shumë pyesin se kur do mund t’i vijë fundi luftës, bazuar në arsenalin që ka Rusia. Një përgjigje kësaj pyetjeje i ka dhënë Elegijus Paulavicius, shefi i inteligjencës ushtarake të Lituanisë.

Ai është shprehur se Rusia ka burime të mjaftueshme që ta vazhdojë luftën dhe për dy vjet me intesitetin aktual.

“Burimet të cilat Rusia i ka aktualisht do të ishin të mjaftueshme për të vazhduar luftën në intensitetin aktual edhe për dy vjet. Se sa gjatë mund të luftojë Rusia po ashtu do të varet nga mbështetja për ushtrinë ruse nga shtetet sikurse Irani dhe Koreja e Veriut”, u shpreh ai.

Të fundit