Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, Këshilli i Evropës pezullon të drejtat e përfaqësimit të Rusisë

Lufta në Ukrainë, Këshilli i Evropës pezullon të

Në përputhje me 'Statutin e Këshillit të Evropës', Komiteti i Ministrave ka vendosur sot të pezullojë Federatën Ruse nga e drejta e përfaqësimit në Komitetin e Ministrave dhe në Asamblenë Parlamentare me efekt të menjëhershëm si rezultat i sulmit të armatosur të Federatës Ruse në Ukrainë.

Vendimi i miratuar sot do të thotë se Federata Ruse mbetet anëtare e Këshillit të Evropës dhe palë në konventat përkatëse të Këshillit të Evropës, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjyqtari i zgjedhur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me Federatën Ruse gjithashtu mbetet anëtar i Gjykatës dhe kërkesat e paraqitura kundër Federatës Ruse do të vazhdojnë të shqyrtohen dhe vendosen nga Gjykata. Pezullimi nuk është një masë përfundimtare, por një masë e përkohshme, duke lënë të hapura kanalet e komunikimit.

Të fundit