Flash News

Bota

Lufta në Ukrainë, Papa Françesku kërkon armëpushim gjatë Pashkëve

Lufta në Ukrainë, Papa Françesku kërkon armëpushim

Papa Françesku ka bërë thirrje për një armëpushim të luftës në Ukrainë gjatë Pashkëve.

Duke folur në një shërbim për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ai tha sot se lufta ishte një "marrëzi" që po çonte në "masakra të tmerrshme" dhe "mizori" kundër njerëzve të pambrojtur.

Pa përmendur drejtpërdrejt Rusinë, ai pyeti: "Çfarë fitoreje ka në vendosjen e një flamuri mbi një grumbull rrënojash?"

Të mërkurën, Papa dënoi shënjestrimin e civilëve në Ukrainë, duke e konsideruar situatën në Bucha pranë Kievit një "masakër" dhe duke përqafuar një flamur ukrainas nga "qyteti i martirëve".

Rusia ka mohuar përgjegjësinë për vrasjet e civilëve në Bucha, duke akuzuar Ukrainën për organizimin e tyre.

Papa ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij për të kontribuar në ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe tha se do të ishte gati të udhëtonte në Kiev.

Të fundit