Flash News

Bota

Refuzoi për dekada t'i bashkohet NATO-s, Finlanda ndërron mendje pas luftës në Ukrainë

Refuzoi për dekada t'i bashkohet NATO-s, Finlanda ndërron mendje

Për dekada, Finlanda refuzoi të merrte anën pro ose kundër Rusisë, një pozicion që ruante paqen, por gjithashtu kufizonte sovranitetin e saj.

Në dritën e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, politika e saj e neutralitetit mund të ndryshojë së shpejti pasi vendi nordik që ndan një kufi 1340 km me Rusinë, pasi mendon të bashkohet me aleancën ushtarake të NATO-s.

Të enjten, presidenti i vendit Sauli Niinisto tha se Finlanda duhet të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO.

"Kur alternativat dhe rreziqet janë analizuar, atëherë është koha për përfundime. Ne kemi zgjidhje të sigurta edhe për të ardhmen tonë. Ne duhet t'i shqyrtojmë ato me kujdes. Jo me vonesë, por me kujdes”, tha ai, raportojnë mediat e huaja.

Të mërkurën, kryeministrja e Finlandës Sanna Marin tha se diskutimet mbi anëtarësimin e mundshëm në NATO duhet të zhvillohen në disa nivele me synimin për të krijuar një konsensus kombëtar.

Ndërkohë, një sondazh i fundit nga transmetuesi publik Yle zbuloi se 53 përqind e finlandezëve tani mbështesin anëtarësimin në NATO, një rritje dramatike nga vetëm 19 përqind pesë vjet më parë.

Dhe një peticion i qytetarëve për mbajtjen e një referendumi mbi ofertën e Finlandës në NATO mblodhi 50,000 nënshkrimet e nevojshme që parlamenti ta debatonte atë në më pak se një javë.

 

Të fundit