Flash News

Bota

Luftime për kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Rezultati i betejave në lindje, vendimtar për të ardhmen e Ukrainës

Luftime për kontrollin e Bakhmutit, Zelensky: Rezultati i betejave në

Lufta në Ukrainë kohët e fundit është përqendruar në qytetin e Bakhmutit me të dy kampet që janë bllokuar për të kontrolluar qytetin. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e ardhmja e vendit të tij do vendoset në frontin lindor, aty ku po zhvillohen luftime shumë të ashpra.

“Ne duhet të shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut, dhe do ta shkatërrojmë atë. Në Belohorivka, Marinka, Avdivka, Bakhmut, Vuhledar dhe Kamianka, dhe të gjitha vendet tjera, është duke u vendosur e ardhmja jonë”, ka thënë Zelensky.

Forcat ukrainase janë duke bërë rezistencë në perëndim të Bakhmut-it duke luftuar me grupin e mercenarëve rus, Wagner.

Marrja në kontroll e këtij qyteti do t’i jepte një pozicion mjaft të favorshëm strategjik të dy kampeve dhe ndërkohë Zelensky u ka bërë shpesh thirrje Perëndimit dhe SHBA-në që të furnizojnë ushtrinë e tij.

Të fundit